Për shkaqe sigurie, anulohet miqësorja SHBA – Shqipëri

Për shkaqe sigurie, anulohet miqësorja SHBA – Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ndeshja miqësore mes SHBA U-21 dhe Shqipërisë U-21, e planifikuar për t’u zhvilluar më 30 mars në Antalia, Turqi, është anuluar.

Federata Amerikane e Futbollit e ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Ndërkohë, FSHF njofton se po e shqyrton mundësinë për ta gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars.

Gjithashtu, Shqipëria U-21 e ka të programuar ta luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U-21 më 27 mars në Antalia.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti