Prattipati në Presidencë për takim me Osmanin

Prattipati në Presidencë për takim me Osmanin

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me të ngarkuarën me punë të ambasadës amerikane në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi, përkundër që vjen në kohën e zhvillimeve të shumta lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, ka qenë i zakonshëm, mëson Gazeta Express.

Afati i nisjes së procedurës për zgjedhjen e Presidentit përfundon sot dhe Kosova rrezikon zgjedhje të reja pas një kohë të gjatë të bllokadave që përjetoi vendi.

Presidentja Osmani kishte shfaqur ambiciet e saj për të vazhduar edhe një mandat në krye të vendit, por Lëvizja Vetëvendosje, me të cilën iu fut garës bashkë në mandatin e parë, tashmë për kandidat të saj ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca.

Presidenca ka paralajmëruar një konferencë për media të Osmanit sot pasdite.

Presidentja Osmani nesër pritet t’i shpallë zgjedhjet e reja

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti