Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jokushtetues

Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jokushtetues

Deputeti i PDK-së njëherësh kryetari i Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete Përparim Gruda, ka folur pas mbledhjes së këtij komisioni ku u shqyrtuan amandamentet për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga ana e popullit.

Gruda deklaroi se ky proces është jokushtetues.

“Do të konsultohemi me Grupin Parlamentar, por procesi është jokushtetues. Ne nuk jemi në parim që të ndërrohet forma e zgjedhjes së Presidentit, por me këtë proces jo. Ky është një proces jokushtetues. Prandaj, ne do ta shqyrtojmë nëse do të marrim pjesë për të shkuar në seancë, për me i thanë qëndrimet tona ose jo. Por, seanca si e tillë është e papranueshme”, deklaroi Gruda.

Ai theksoi se qëndrimi i PDK-së për Presidentin mbetet i njëjti.

“Nuk votojmë president partiak, nën diktatin e një force politike”, deklaroi ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti