Seanca “e popullit” për Vjosa Osmanin: Deputetët nisin të shkojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës

Ani se ishte paraparë që të fillonte nga ora 20:00, në këto momente deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mbledhen në sallë.
Për pak, pritet që të nis shqyrtimi i propozim-amandamenteve Kushtetuese të propozuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më herët, Komisioni për Legjislacion votoi amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Ndërsa për t’u votuar në Kuvend ato, duhen dy të tretat e dyfishta, përkatësisht edhe dy të tretat e pakicave.
Këto amandamente i dërgoi Vjosa Osmnai në Kuvend të Kosovës as dhjetë orë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhje të Presidentit, kandidaturë në të cilën u la jashtë nga Vetëvendosje dhe u propozua Glauk Konjufca.
