Drama politike në Kosovë, reagon BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit

Drama politike në Kosovë, reagon BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit

Bashkimit Evropian ka thënë se po i përcjell me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian ka thënë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi për Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.

Sot presidentja Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin me arsyetimin se deri më 5 mars nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri. Vendimi u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje që paralajmëroi dërgimin e dekretit në Gjykatën Kushtetuese

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti