Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapin me Barcelonën

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapin me Barcelonën

Skuadra e Real Madrid ka arritur të shënoi fitore të mundimshme kundër Celta Vigos.

Ekipi i Alvaro Arbeloas, që ishin mysafirë në këtë ndeshje, fituan me rezultat 1:2, me një gol të shënuar në minutën e fundit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Real Madrid me Tchouamenin në minutën e 11-të. Celta Vigo barazoi rezultatin në minutën e 25-të me anë të Iglesias.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundoj barazim, në minutën e 94-të një goditje e Valverdes që u devijua nga mbrojtja e Celta Vigos përfundoi në rrjetë dhe ia solli 3 pikë ekipit të Real Madridit.

Real Madrid tash ka 63 pikë dhe gjendet në vendin e dytë, 1 më pak se Barcelona, por që katalunasit e kanë një ndeshje më pak.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti