Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se PDK kishte kërkuar në vazhdimësi që të kishte fillimisht pajtim rreth procesit në mes të PDK-së dhe LVV-së dhe më pas të jepeshin emrat për president.
Tahiri ka deklaruar se kjo ka qenë kërkesa e Bedri Hamzës në takimin me Kurtin.
Ai ka thënë se PDK kishte kërkuar që t’i propozonte edhe kandidatin por edhe kundërkandidatin për president, në mënyrë që të shmangej mundësia e humbjes për shkak të fuqisë së LVV’së brenda Kuvendit./Periskopi
