Ngarkesa e madhe në autobusë, Vitija: Duhet ridizajnim i linjave dhe autobusë të rinj

Autobusët e Trafikut Urban shpesh janë të ngarkuar me qytetarë më shumë sesa duhet, e që për këtë çështje kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Qendrim Vitija, ka thënë se bashkë me komunën e Prishtinës janë duke punuar që linjat aktuale të ridizajnohen.
“Realisht disa linja që i menaxhon Trafiku Urban është e vërtetë që janë të ngarkuara. Kjo është në aspektin pozitiv lajm i mirë sepse njerëzit po e përdorin transportin publik dhe Trafikun Urban. Edhe kjo mund të jetë për shkak të disa faktorëve. Faktori kryesor është bileta shumë e lirë dhe bileta mujore që është shumë e lirë dhe njerëzit, qytetarët e përdorin transportin publik”, tha Vitija për EO.
Ai pohoi se shtimi i autobusëve në disa linja është i nevojshëm, por momentalisht nuk ka autobusë rezervë për t’i vënë në funksion.
“Edhe është e vërtetë që në disa linja ne kemi nevojë të shtojmë autobusë ose nisje për ato, por në këto rrethana Trafiku Urban nuk ka hapësirë sepse nuk ka autobusë rezervë për të shtuar nisje ose autobusë në disa linja të caktuara. Lidhur me këtë ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Komunën e Prishtinës që këto linja të ridizajnohen, të optimizohet nisja krahas frekuencës që qytetarët e përdorin, sidomos në orët e pikut. Edhe ndoshta ka nevojë që ky ridedisajnim të bëhet komplet në momentin që vijnë autobusët e Trafikut Urban që të shpeshtohen nisjet në mënyrë që të shpërndahen qytetarët në disa autobusë e mos të ketë ngarkesa në autobusë dhe në linja të caktuara”, u shpreh Vitija në një intervistë për Ekonomia Online, transmeton Periskopi.
Projekti kryesor sipas kryeshefit që do ta përmirësonte transportin publik është shtimi i autobusëve të rinj dhe ridizajnim i linjave aktuale.
“Projekti kryesor është projekti i Komunës së Prishtinës për ridedisajnim komplet të linjave në kryeqytet. Me këtë projekt do të shpërndahen qytetarët nëpër destinacione që ata kanë nevojë, mos të përdorin vetëm ndoshta ka nevojë që ky ridedisajnim të bëhet komplet në momentin që vijnë autobusët e Trafikut Urban që të shpeshtohen nisjet në mënyrë që të shpërndahen qytetarët në disa autobusë e mos të ketë ngarkesa në autobusë dhe në linja të caktuara”, u shpreh Vitija.
Projekti kryesor sipas kryeshefit që do ta përmirësonte transportin publik është shtimi i autobusëve të rinj dhe ridizajnim i linjave aktuale.
“Projekti kryesor është projekti i Komunës së Prishtinës për ridedisajnim komplet të linjave në kryeqytet. Me këtë projekt do të shpërndahen qytetarët nëpër destinacione që ata kanë nevojë, mos të përdorin vetëm një autobus po disa autobusë”, tha Vitija./Periskopi/
