“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot, kur Drin “Makazze” Shaqiri, lojtari i njohur shqiptar i ekipit NaVi, shpallet kampion i ESL Pro League në lojën e njohur Counter-Strike.

Gjatë finales ndaj Auroras, Shaqiri dha një performancë të jashtëzakonshme, duke ndihmuar ekipin e tij të triumfonte me rezultatin 3:1. Fansat e esportit shqiptar shpërthyen në festë, duke e përshkruar këtë arritje si një moment historik për komunitetin e lojërave elektronike, shkruan Indeksonlin

Ky sukses e vendos Shaqirin në krye të sportit elektronik ndërkombëtar, duke e bërë shqiptarin e parë në histori që fiton ESL Pro League, një nga ligat më prestigjioze në Counter-Strike.

Performanca e tij e mrekullueshme dhe lidershipi brenda ekipit kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe tifozëve të lojës, duke nxjerrë në pah talentin e jashtëzakonshëm të esportistëve shqiptarë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti