Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Situata në Lindjen e Mesme dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer zhvillon bisedë telefonike me Trump

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar situatën aktuale në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratës nga një zëdhënës i 10 Downing Street, dy liderët diskutuan rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit detar global, e cila po çon në rritje të kostove në nivel botëror.

“Po ashtu, kryeministri i shprehu presidentit amerikan ngushëllimet për ushtarakët amerikanë që humbën jetën gjatë konfliktit”, shtoi zëdhënësi.

Ndërkohë, Starmer zhvilloi edhe një bisedë me kryeministrin kanadez Mark Carney, ku diskutuan ndikimin që mbyllja e vazhdueshme e ngushticës ka në transportin ndërkombëtar detar.

Dy liderët ranë dakord të vazhdojnë konsultimet për luftën në Lindjen e Mesme në një takim që pritet të zhvillohet të hënën. /Panorama

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti