Shqiptarja Hana Orllati kalon edhe fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

Shqiptarja Hana Orllati kalon edhe fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

Shqiptarja Hana Orllati ka kaluar edhe fazën e dytë, atë të dueleve, në spektaklin e njohur “The Voice of Finland”. 

Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion.

Performanca e këtij dueti mes Hanës dhe këngëtares finlandeze, Kreetta, është vlerësuar si një ndër më të mirat e kësaj faze në “The Voice of Finland”.

Performanca e Hanes: https://www.facebook.com/reel/946072421702451

Mentorja e të dy kandidateve, Jenni Vartiainen, ka përzgjedhur Kreetta-n, ndërsa dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, kanë kërkuar që Hana të kalojë në ekipin e tyre.

Mes këtyre dy anëtarëve, Hana ka zgjedhur reperin Elastinen.

Në fazën e dueleve, këngëtarja e re nga Kosova arriti të dëshmojë edhe një herë fuqinë e zërit dhe sigurinë e saj në skenë.

Performanca u prit me reagime të shumta pozitive.

Shih reagimet e juries: https://www.instagram.com/stories/hanaorllati/3853591109721412392/

Kujtojmë se Hana rrugëtimin e saj në muzikë e ka nisur shumë herët. Që në moshën 10-vjeçare ajo kishte marrë pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Me këngën “How Am I Supposed to Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Hana ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Për Hanën, muzika është pasioni dhe frymëzimi më i madh. Ajo premton se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore për publiku

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti