Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë, kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.
Rastet e raportuara:
Graqanicë / 14.03.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shqetësuar dhe kanosur viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 15.03.2026 – 14:30. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri / 15.03.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje, dyshohet se kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
