“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles

“makazze” pasi u shpall “MVP”: Po shkruaj historinë time, si Bad News Eagles

Drin Shaqiri i njohur me nofkën “makazze” thotë se po ndihet sikurse po shkruan historinë e tij pasi e fitoi çmimin “Lojtari i turneut”.

“makazze” ishte fantastik gjatë tërë turneut të ESL Pro League, ku Natus Vincere e mposhti Auroran në finale me rezultat 3-1 në mape.

Pas triumfit, ylli i Kosovës rikujtoi ekipin Bad News Eagles duke deklaruar se tani po shkruan historinë e tij.

“Është ndjenjë e pabesueshme. Para kësaj, Bad News Eagles po bënte historinë duke u kualifikuar në Major për tre herë”.

“Tani, kam fituar një turne tier-1 dhe ndihem sikur po shkruaj historinë time. Shpresoj se do të kem shumë “Lojtari më i mirë i turneut” në të ardhmen”, deklaroi ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti