Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar: Jemi krenarë për këtë arritje

Osmani uron Luana Bajramin për çmimin Oscar: Jemi krenarë për këtë arritje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar aktoren me origjinë kosovare Luana Bajrami-Rahmani dhe ekipin e filmit për çmimin Oscar të fituar  në ceremoninë e Academy Awards.

Përmes një postimi në platformën X, presidentja theksoi se kjo arritje është një moment krenarie për Kosovën dhe për të rinjtë e vendit.

 “Urime Luana Bajrami-Rahmanit dhe të gjithë ekipit që rrodhi pas filmit të shkurtër fitues të çmimit Oscar ‘Two People Exchanging Saliva’, fitues i Çmimit të Akademisë për Filmin më të Mirë të Shkurtër me Aksion. Jemi krenarë për këtë arritje të madhe nga Luana, një aktore e patrembur e lindur në Kosovë, e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë, talentin, vendosmërinë dhe besimin për të ndjekur edhe ëndrrat më të guximshme”, ka shkruar Osmani.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti