Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj dy hebrenjve në Londër

I dyshuari 45-vjeçar i arrestuar si i dyshuar për tentativë vrasjeje pas sulmit të dyfishtë me thikë ndaj dy hebrenjve në Golders Green është Essa Suleiman, sipas Sky News.

Policia Metropolitane ka konfirmuar më parë se i dyshuari është një shtetas britanik i lindur në Somali.

Ai u arrestua pas sulmeve me thikë të djeshme në Highfield Avenue në Golders Green, në veri të Londrës.

Policia kundër terrorizmit po udhëheq hetimin dhe po i trajton sulmet me thikë si një sulm terrorist. /Periskopi

Dalin pamjet e sulmit ndaj hebrenjve në Londër

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti