Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

Fejohet motra e Gjestit, kush është personi që i ka marrë zemrën

Fejohet Blerina, motra e Gjestit, teksa artisti është më afër se kurrë rikthimit të shumëpritur në muzikë!

Prej kohësh Blerina zgjodhi të tërhiqej plotësisht nga zhurma e rrjeteve sociale. Ajo kishte nevojë për qetësi, larg syrit të publikut. I vetmi vend ku ajo mban kontakt me ndjekësit është Snapchat-i.

​Pikërisht aty, ajo po ndan momente të ngrohta me personin e zemrës, që e ka ndihmuar të rigjejë buzëqeshjen. Por si u zbulua lajmi? Fejesa u konfirmua falë vetë fansave të Gjestit! Ata i kishin dërguar një buqetë me lule dhe një letër me urime për fejesën, të cilat Blerina i publikoi.

Ndonëse tashmë nuk e fsheh unazën, ajo ka zgjedhur me të drejtë ta mbajë partnerin më privat meqenëse nuk dihet më shumë për identitetin e tij apo historinë e tyre të njohjes dhe dashurisë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti