Alonso merr fitoren e parë me Realin, fiton me 10 lojtarë ndaj Pachucas

Xabi Alonso ka marrë fitoren e parë me Real Madridin, pasi “Los Blancos” mposhtën me rezultatin 3-1 ekipin meksikan Pachuca në kuadër të FIFA Club Ëorld Cup.
Gjigandët e La Ligës hasën vështirësi në ndeshjen hapëse të turneut, ku barazuan 1-1 ndaj ekipit saudit Al Hilal, ndeshje që u zhvillua në kushte të nxehta dhe me lagështi të lartë në Miami. Xabi Alonso kërkoi reagim nga lojtarët e tij – dhe ai erdhi, por jo në mënyrën e duhur.
Vetëm pas 7 minutash lojë, mbrojtësi Raul Asencio shkaktoi një penallti ndaj Salomon Rondon, duke marrë karton të kuq direkt, dhe Real Madrid mbeti me një lojtar më pak që në fillim të ndeshjes në Bank of America Stadium në Karolinën e Veriut, shkruan express.
Megjithatë, skuadra reagoi me qëndrueshmëri, dhe zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 35-të nga një emër i njohur: Jude Bellingham. Mesfushori anglez u fut me shpejtësi në zonë pas një pasimi të Fran Garcia dhe realizoi golin e parë për Madridin.