Rudiger ka këmbëngulur se është ofenduar në mënyrë raciste, ndërsa Cabral mohon akuzat dhe pretendon se është shprehur vetëm me fjalët: “Çohu, o frikacak i mallkuar.”
Për shkak të mungesës së provave audio ose video, çështja mbetet e pazgjidhur.
Si precedent i fundit për raste të ngjashme përmendet rasti në Copa Libertadores, ku Bobadilla i Sao Paulos u pezullua për katër muaj për ofendime raciste ndaj Miguel Navarros të Talleres.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se racizmi “nuk është vetëm një shkelje, por një krim” dhe ka theksuar rëndësinë e krijimit të një kuadri ligjor global që do të lejonte veprime të përbashkëta mes futbollit dhe autoriteteve të rendit.
Protokolli i rishikuar i FIFA-s tashmë u lejon jo vetëm gjyqtarëve, por edhe lojtarëve dhe stafit, të raportojnë drejtpërdrejt çdo sjellje të dyshuar raciste./Periskopi/