Një i ri serb tenton ta provokojë policin e Kosovës gjatë hyrjes për festën e Vidovdanit në Gazimestan

Serbët do të shënojnë sot festën e Vidovdanit, e cila do të kremtohet në Gazimestan, në periferi të Prishtinës.
Policia e Kosovës thotë se ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për ‘Vidovdan”.
Nga pamjet në vendin e ngjarjes, shihet se një numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës po kujdesen për rendin dhe qetësinë në atë pjesë, ku pritet të ketë edhe provokime nga ana e serbëve.
Gjatë hyrjes për në festen e Vidovdanit një i ri serb tentoi ta provokojë policin e Kosovës me disa lëvizje, por gjithçka kaloi qetë me kontrollë të plotë nga Policia e Kosovës./Periskopi/