‘Dita e grave’ për Engjëllushen, shkëlqen në veshje tradicionale

‘Dita e grave’ për Engjëllushen, shkëlqen në veshje tradicionale

Ditën e shtune, Engjëllusha dhe Mërgimi jetuan një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Çifti kurorëzoi dashurinë tre vjeçare me martesë, me një dasëm madhështore që mori vëmendjen e mbarë opinionit publik.

Dhe ashtu siç e do tradita shqiptare, ditën e nesërme, u mbajt “Dita e Grave” – ku të afërmet dhe rrethi i ngushtë familjar shkojnë për të parë nusen me veshje tradicionale shqiptare në ditën e parë të martesës.

Engjëllusha shkëlqeu me veshje tradicionale të zonës së Opojës, me dallama dhe dimia të punuara në çdo detaj, përcjell indeksonline.

Ajo ndau një foto krah Mërgimit dhe me gojën plot mund të themi, Engjëllushes i paska mjaft hije të qenurit nuse./Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti