“Urime Majore”-Ambasada amerikane uron Luljeta Mehmeti-Quigley që diplomoi në Akademinë e FBI-së

Ambasada amerikane ka uruar Luljeta Mehmeti–Quigley e cila ka diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, shkruan Periskopi.
“E mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, ajo i bashkohet mbi 53,000 profesionistëve të zbatimit të ligjit të trajnuar që nga viti 1935”, thuhet në njoftim
Postimi i plotë:
Majorja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, ka diplomuar në sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, duke u bërë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon këtë program prestigjioz.
E mbështetur nga Ambasada e SHBA-së, DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, ajo i bashkohet mbi 53,000 profesionistëve të zbatimit të ligjit të trajnuar që nga viti 1935.
Urime, Majore!
#MëTëSigurtDheMëTëFortë #EkselencëAmerikane
