Arrestohet një i mitur në Vushtrri, dyshohet për vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi

Arrestohet një i mitur në Vushtrri, dyshohet për vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Vushtrri.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë realizuar arrestimin më 17 dhjetor 2025, lidhur me një rast të raportuar rreth një javë më parë. Arrestimi është bërë mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara gjatë hetimeve.

Nga hetimet preliminare dyshohet se i mituri, në bashkëveprim me një person tjetër i cili ndodhet ende në kërkim policor, ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku janë vjedhur gjithsej 45 njësorë uji.

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me vendim të Prokurorit kompetent, ndaj të dyshuarit të mitur është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti