Ramadani: Pako sigurimi për policët dhe 1 mijë pjesëtarë të rinj në Policinë e Kosovës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka prezantuar zotimin e tij për një mbështetje të fuqishme institucionale ndaj Policisë së Kosovës, në kuadër të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Ramadani ka theksuar se qeverisja e ardhshme do të jetë ajo që, sipas tij, do t’u qëndrojë më së shumti pranë policëve në historinë e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se do të planifikohet dhe funksionalizohet Pakoja e Sigurimit për Policinë e Kosovës.
Sipas Ramadanit, kjo pako do të përfshijë sigurimin shëndetësor, sigurimin jetësor, si dhe përmirësimin e mirëqenies së policëve, përfshirë mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit gjatë kryerjes së detyrës.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar se gjatë mandatit të ardhshëm do të shtohen edhe 1 mijë policë të rinj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve operative dhe gatishmërisë për reagim të Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës do të jetë e hapur edhe për kuadër civil që lehtësojnë kryerjen e detyrave policore edhe nëadministratë, edhe në fusha të specializuara të domosdoshme”, ka shkruar Ramadani.
