Specialja refuzon për të dytën herë 40 mijë euro dorëzani për Fadil Fazliun

Në Gjykatën e Dhomave të Specializuara në Hagë, është refuzuar për të dytën herë kërkesa për lirim me kusht e Fadil Fazliut, i cili po mbahet në paraburgim nën akuzat për administrim të drejtësisë, shkruan Periskopi.
Kështu kanë konfirmuar burimet për Periskopin, pavarësisht dorëzanisë prej 40 mijë euro.
Kujtojmë se ditë më parë Isni Kilaj u lirua me kusht nga Specialja.
Siç thuhej në njoftim, në vendimin e tij të 3 dhjetorit, 2025, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Kilajt në tetor 2025 dhe se mbajtja e tij në paraburgim nuk ishte më as e arsyeshme, as proporcionale.
