Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar instruksionet se si duhet votuar përmes postës.
Në një njoftim zyrtar, KQZ-ja thotë se fletëvotimet duhen plotësuar, të vendoset dëftesa e regjistrimit dhe të dërgohet pakoja.
E gjithë kjo duhet bërë bazuar në udhëzimet e KQZ-së.
Afati i fundit për dërgim të fletëvotimit me postë është 27 dhjetor./Periskopi/
