Neymar me premtim të madh: “Del përpara brazilianëve”, dhe premton golin në finale dhe Kupën e Botës…

Neymar Jr. ka rikthyer veten në qendër të vëmendjes në Brazil, duke dërguar një mesazh të fortë besimi dhe vendosmërie për objektivin madhor të kombëtares: fitimin e Kupës së Botës.
Në një deklaratë të hapur për mediat, ylli 33-vjeçar theksoi se trofeu botëror mbetet ëndrra e tij më e madhe dhe se është i gatshëm të japë gjithçka për ta rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror.
“Do të bëjmë gjithçka, madje edhe të pamundurën, për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës. Nëse arrijmë në finale, premtoj se do të shënoj një gol”, u shpreh Neymar, duke treguar besimin dhe emocionin që e shoqërojnë në këtë sfidë.
Sulmuesi brazilian foli edhe me nota humori për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, duke i kërkuar “një ndihmë të vogël” në rrugën drejt këtij suksesi historik.
Ndërkohë, në Brazil debati kryesor në mediat sportive mbetet i hapur: a do të jetë Neymar pjesë e skuadrës për Kupën e Botës? Deklaratat e tij të fundit duket se kanë rritur edhe më shumë pritshmëritë dhe presionin për një rikthim të madh./Periskopi/
