“Shteti nuk guxon ta braktisë familjen” – Abdixhiku thotë se çdo fëmijë do të mbështetet me pagesë mujore

“Shteti nuk guxon ta braktisë familjen” – Abdixhiku thotë se çdo fëmijë do të mbështetet me pagesë mujore

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku nga tubimi i Kaçanikut dhe Elez Hanit ka folur për projektin e LDK-së, i cili quhet cikli i jetës, dhe ka për qëllim përkrahjen financiare të fëmijës që nga lindja e deri në moshën 21 vjeçare.

Sipas tij, nënat do të marrin për fëmijet e tyre 200 euro në muaj, ose 2400 euro në vit, për dymbëdhjetë muaj rresht.

“Në qeverisjen tonë, për çdo fëmijë të porsalindur, nënat do të përfitojnë 200 euro në muaj për dymbëdhjetë muaj rresht, pra 2400 euro për çdo të porsalindur. Dhe kujdesi nuk ndalet me lindjen. Çdo fëmijë nga mosha një deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç do të mbështetet me pagesa mujore prej 50 eurosh, sepse shteti nuk guxon ta braktisë familjen”, tha Abdixhiku./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti