Broja pas golit: Ky është vetëm fillimi

Sulmuesi Armando Broja e ka falënderuar bashkëlojtarin për asistin perfekt, pasi i dha fund ecurisë negative pa gol në Premier League pas kaq shumë kohësh.
Broja u shndërrua në heroin e barazimit 1-1 të Burnley-t ndaj Bournemouth, duke shënuar në “frymën e fundit” për t’ia fituar një pikë skuadrës së tij.
Për yllin shqiptar ky ishte goli i parë pas afro dy viteve, ndërsa falënderoi Marcus për asistin, kurse tani është i motivuar për të vazhduar me këtë formë. “E pashë Marcus që të merrte topin dhe e pashë që e dërgoi topin në këmbën e majtë. E di që ai ka një “sy shumë të mprehtë” për të dhënë asist dhe ishte një dhuratë perfekte. Nuk kisha shumë punë për të bërë aty, duhej vetëm që të hapja pak hapësirë për veten time”.
“Ishte një asistim perfekt dhe isha shumë i lumtur kur e pashë topin që të hynte në rrjetë. Kjo do të thotë shumë për mua, tani duhet të vazhdoj dhe uroj që të shënoj akoma më shumë gola të tjerë”, deklaroi ai. Ndërkohë, Burnley këtë edicion në Premier League po lufton për mbijetesë, ku aktualisht është gjashtë pikë larg vendin të 17-të, të cilin e mban për momentin Nottingham Forest.
