Adnan Sogojeva: Mbështetja e bashkëluftëtarëve të babait tim ka peshë të veçantë për mua

Adnan Sogojeva: Mbështetja e bashkëluftëtarëve të babait tim ka peshë të veçantë për mua

Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Adnan Sogojeva ka takuar komandantin Azem Syla, raporton Periskopi.

Ai ka falënderuar për mbeshtetjen që po merr nga bashkëluftëtarët e babait të tij.

Sogojeva tutje ka thënë se besimi i tyre, është forcë dhe përgjegjësi për atë.

“Sot, për mua është krenari e veçantë që shokët e babait tim, ata që luftuan për lirinë e këtij vendi, janë në mbështetjen time.

Ky besim më jep forcë dhe përgjegjësi për ta vazhduar rrugën e nisur: për dinjitet, drejtësi dhe një shtet që nuk i harron kurrë bijtë e vet.

Faleminderit Komandant Azem Syla, mik dhe bashkëluftëtar i babait tim ish-Komandant Abedin Sogojeva, ngase mbeshtetja e bashkëluftëtarëve të babait tim ka peshë të veçantë për mua. Bashkë. Përpara. #PDK130 #BedriHamza1 #AdnanSogojeva95”, ka thënë ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti