Reçica takohet me biznesmenin nga mërgata: Historia e tij, frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e investimeve të mërgatës

Kandidati i PDK për deputet Elmi Reçica sot ka takuar biznismenin nga mërgata Ridvan Asllani, të cilin e vlerësojë për punën dhe investimin e tij në Kosovës.
“Historia e tij është frymëzim për të gjithë ata që besojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në fuqinë e investimeve të mërgatës.
Mërgimtarët tanë duhet të ndjekin shembullin e Ridvanit!”, shkroi Reçica mes tjerash.
Postimi i plotë:
Në Gjilan pata kënaqësinë të takoj mikun tim të veçantë, Ridvan Asllanin, një shembull të shkëlqyer të mërgatës sonë.
Përvojën dhe kapitalin që e ka krijuar së bashku me familjen e tij në Zvicër e ka investuar në Kosovë, në vendlindje duke ndërtuar me sukses biznesin Astoria në Gjilan. Sot, ai është një biznesmen shumë i suksesshëm, që dëshmon se puna e ndershme, përkushtimi dhe besimi në Kosovë sjellin rezultate konkrete.
Historia e tij është frymëzim për të gjithë ata që besojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në fuqinë e investimeve të mërgatës.
Mërgimtarët tanë duhet të ndjekin shembullin e Ridvanit!
