9 golat e Muriqit në një vend, “Pirati” është spektakolar këtë sezon

9 golat e Muriqit në një vend, “Pirati” është spektakolar këtë sezon

Vedat Muriqi është duke e kaluar njërin prej sezoneve më të mira në karrierë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës është në mesin e tre golashënuesve më të mirë në La Liga këtë sezon.

“Pirati” i ka shënuar 9 gola deri tash duke qenë i papërmbajtshëm për kundërshtarët.

Dhe, klubi i tij – Mallorca e ka publikuar një video ku janë përfshirë krejt golat e sulmuesit prizrenas në këtë edicion.

Muriqi synon të bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit ishullor dhe po shkon me hapa të sigurt për ta arritur këtë objektiv, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë edhe në pjesën e dytë të sezonit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti