Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se në katër komuna të Kosovës ka përfunduar verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.
“Deri më tani (e hënë, 29 dhjetor, ora 22:00), është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 4 komunat: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë”, njofton KQZ.
Procesi po vazhdon në QKN-të e komunave të tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën e rezultateve./Periskopi/
