Incidenti tragjik në Prizren ku vdiq fëmija njëvjeçar, policia thotë se shtëpia u përfshi nga zjarri në “rrethana të panjohura”

Një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare vdiq dje në një shtëpi në Prizren që u përfshi nga zjarri.
Ndërkaq, dy fëmijët tjerë u shpëtuan dhe janë jashtë rrezikut për jetë, njoftoi sot policia.
Kjo e fundit tha se rrethanat se si kjo shtëpi u përfshi nga zjarri janë “të panjohura”.
“Rr. 12 Qershori, Prizren 30.12.2025 – 09:50. Në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Si pasojë, një fëmijë rreth 1 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy fëmijë tjerë kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh./Periskopi
