KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj, pritet përmirësim i furnizimit

KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj, pritet përmirësim i furnizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në Impiantin për Trajtimin e Ujit (ITU) në Shkabaj ka filluar procesi i trajtimit minimal të ujit, i cili pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit zyrtar, pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, gjendja ka nisur të stabilizohet gradualisht.

“Ju njoftojmë se ITU Shkabaj ka filluar procesin e trajtimit të ujit minimalisht, i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në përmirësimin e mëtejshëm të situatës së furnizimit.Pas problemeve të theksuara me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht. Aktualisht, furnizimi me ujë po realizohet në mënyrë graduale, në përputhje me kapacitetet teknike ekzistuese.Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftim./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti