Nis bora në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Nis bora në Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

Kanë nisur reshje bore në zonat e larta malore të qarkut të Kukësit. Reshjet janë regjistruar fillimisht në zonën e Shishtavecit dhe Valbonës.

Borë ka edhe në segmentin Ura e Kollovozit-Shishtavec të rrugës nacionale Kukës–Shishtavec, si dhe në aksin Bajram Curri–Valbonë, shkruan A2, trasmeton Periskopi.

Aktualisht nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e borës dhe trajtimin e saj me kripë.

I gjithë qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë; fshatrave Llugaj dhe Pac të Njësisë Administrative Llugaj; si dhe fshatit Çerem të Njësisë Administrative Margegaj, bashkia Tropojë.

Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit vijojnë të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Si pasojë, rrugët nacionale dhe ato bashkiake mbeten problematike, për shkak të rënies së gurëve, inerteve dhe dherave, si dhe bllokimeve të tombinove në disa segmente./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti