Komuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Komuna e Fushë Kosovës merr vendim për shtyrjen e mësimit

Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka njoftuar se fillimi i gjysmëvejetorit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në këtë komunë është shtyrë për një javë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë duke u bazuar në gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra. Po ashtu, janë marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore, si dhe temperaturat e ulëta.

Autoritetet komunale kanë vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit mësimor, andaj është vendosur që gjysmëvejetori i dytë të nisë më 19 janar, në të gjitha shkollat e Komunës së Fushë Kosovës.

Ky vendim është marrë me qëllim të garantimit të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të siguruar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.

Drejtoria Komunale për Arsim ka kërkuar nga drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit lidhur me këtë vendim, ndërsa për çdo informatë shtesë publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare./Periskopi

Njoftimi i plotë:

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti