Hamza takohet me Walker: Në janar 1999 ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak

Hamza takohet me Walker: Në janar 1999 ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin William Walker.

“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.”

Hamza ka shkruar se miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.

“Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti