Pejë: Dy qytetarë gjejnë dhe i dorëzojnë mbi 10 mijë euro në polici

Me datë 10.01.2026, në stacionin policor Pejë, është raportuar nga një qytetar se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, në një lokal, i kishin humbur para në vlerë prej dhjetë mijë e pesëdhjetë (10.050) euro.
Përmes një komunikate për media të Policisë , më 13.01.2026, dy qytetarë nga Peja janë paraqitur në stacionin policor Pejë dhe kanë dorëzuar shumën prej 10.050 euro, të cilat i kishin gjetur në një lokal në rrugën e lartcekur.
Policia ka kontaktuar personin të cilit i kishin humbur paratë dhe ai është ftuar në stacionin policor Pejë. Pas hetimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë ia kanë kthyer paratë pronarit.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për veprimin korrekt dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare të treguar në këtë rast.
