Clintonët pajtohen t’i dëshmojnë Kongresit për dosjen Epstein

Zëvendësshefi i stafit të Bill Clintonit, Angel Urena, të hënën në mbrëmje sipas kohës lokale amerikane postoi në platformën X konfirmimin se çifti do të dalë para komitetit.
“Ata negociuan në mirëbesin”, ka shkruar Arena në një postim drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes së Dhomës.
“Ju nuk e bëtë këtë”.
“Ata ju thanë nën betim atë që dinë, por ju nuk kujdeseni. Megjithatë, ish-presidenti dhe ish-sekretarja e Shtetit do të jenë aty. Ata presin me padurim të vendosin një precedent që vlen për të gjithë”.
Të dy Klintonët thonë se më parë i kanë dorëzuar komitetit deklarata nën betim dhe kanë dhënë tashmë “informacionin e kufizuar” që kishin lidhur me Epsteinin.
Çifti i kishte hedhur poshtë thirrjet ligjore duke i quajtur “asgjë më shumë se manovër për tentim të turpërimit të rivalëve politikë, siç ka urdhëruar presidenti Trump”.
Bill Clinton nuk është akuzuar kurrë për shkelje nga të mbijetuarit e abuzimeve të Epsteinin dhe ka mohuar se kishte ndonjë njohuri për veprimtarinë e tij kriminale seksuale.
