E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjeri që s’kishte biletë

E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjeri që s’kishte biletë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz, Gjermani, ku një konduktor i trenit ka humbur jetën pas i sulmua nga një pasagjer.

Ngjarja raportohet se ndodhi gjatë kontrollit të biletave në një tren rajonal që sapo kishte nisur nga stacioni i Landstuhl dhe i dyshuari s’kishte biletë, për çka viktima i kërkoi të zbriste, transmeton Klankosova.tv

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari u përfshi në një debat me punonjësin, dhe më pas e sulmoi fizikisht, duke shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Konduktori u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti