Incidenti i rëndë në QKUK: Dy kirurgët ndëshkohen me suspendim gjashtëmujor

Incidenti i rëndë në QKUK: Dy kirurgët ndëshkohen me suspendim gjashtëmujor

Dy kirurgët e përfshirë në një përplasje fizike më 26 janar 2026 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar nga puna për një periudhë prej gjashtë muajsh, pa pagesë.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas shqyrtimit të rrethanave dhe procedurave disiplinore lidhur me incidentin. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga QKUK.

“Ju njoftojmë se rasti i ndodhur më 26 janar 2026 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është trajtuar nga Komisioni Disiplinor. Pas shqyrtimit të rrethanave dhe procedurave disiplinore të zhvilluara, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për suspendimin nga puna të dy kirurgëve të përfshirë në incident, për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh, pa pagesë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, dy kirurgët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa, pasi aktualisht rasti ndodhet në fazën e paraqitjes së tyre.

Derisa kujtojmë se B.K. dhe Xh.A. ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur javë më parë, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion për shkak se incidenti ka ndodhur brenda një institucioni shëndetësor publik.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti