Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit prodhon dy ndeshje historike

Sot (e premte) është hedhur shorti për të caktuar dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit e njohur ndryshe edhe si Copa Del Rey, ku janë mësuar tashmë kundërshtarët.
Barcelona, Atletico Madrid, Real Sociedad dhe Athletic Bilbao janë kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit për sezonin 2025/26.
Këto skuadra kanë mësuar tashmë se cila me cilën do të ndeshet dhe të dy ndeshjet në Spanjë po cilësohen si historike, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kampionët në fuqi, Barcelona, do të përballen me Atletico Madridin në atë që do të jetë një përsëritje e gjysmëfinaleve të vitit të kaluar.
