Aksident mes motoçikletës me dy persona dhe veturës në Gjakovë, policia jep detaje (PAMJE)

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, të dielën në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, rreth orës 15:00.
Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Ajo ka thënë se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor
“Sot rreth orës 15:00 , në fshatin Osek Hilë-Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësorë. Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor është përgjigjur në rast dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore”, ka thënë ajo.
Mediumi lokal “Syri Vizion”, ka publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes.

