Seanca për votimin e Kurti 3 fillon në orën 21:00

Edhe pse u paralajmërua të mbahet në orën 19:00, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës, pritet të mbahet rreth orës 21:00.
Deputetët kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit, për të votuar kabinetin që do të prezantohet nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili tashmë është mandatuar kryeministër.
Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Osmani i ka uruar atij suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re, seanca pritet të nis pas pak
