Haradinaj: Ju kam dërguar letër Hamzës e Abdixhikut rreth çështjes së presidentit

Haradinaj: Ju kam dërguar letër Hamzës e Abdixhikut rreth çështjes së presidentit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se u ka nisur letër për bashkëpunim rreth çështjes së presidentit, liderit të PDK-së, Bedri Hamza dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Këto deklarata ai i bëri në Rubikon ku tha se ka kërkuar nga ta që të ulen dhe të diskutojnë.

Megjithatë, ka deklaruar se nuk kanë pasur qartësi mbi këtë temë.

“Jam ofruar për bashkëpunim me gjet zgjidhjen në këtë çështje. Iu kam shkruar letër edhe zotëri Hamzës edhe zotëri Abdixhikut që të ulemi dhe të diskutojmë, që mos me ardh dita e zgjedhjeve dhe ne mos me ditë e mos me pas një plan. Me thënë të drejtën nuk kemi ardhur në një qartësi në këtë temë” ka thënë ai.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti