Vdes aktori i njohur kosovar, Sadedin Prekazi

Vdes aktori i njohur kosovar, Sadedin Prekazi

Familja Prekazi ka dhënë lajmin e hidhur për vdekjen e aktorit dhe regjisorit të njohur, Sadedin Prekazi.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e Dragodanit në orën 12:00, dhe e pamja bëhet 3 ditë pas varrimit në Hotel Grand në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mortor!

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në mëngjes ndërroi jetë më i dashuri ynë, Sadedin Prekazi.
I ndjeri ishte aktor dhe regjisor i përkushtuar, i cili me talentin, pasionin dhe përulësinë e tij la gjurmë të çmuara në art dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën.
Përveç kontributit të tij në skenë, ai ishte burrë shembullor, baba i dashur dhe gjysh i përkushtuar, i cili jetoi me dinjitet, mirësi dhe dashuri për familjen e tij.
Varrimi bëhet nesër me drekë (ora 12:00) në varrezat e Dragodanit.
E pamja bëhet 3 ditë pas varrimit në Hotelin Grand në Prishtinë (e Hane – Mërkure, prej 09:00-17:00).

E pikëlluar,
Familja Prekazi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti