Pas “protestës” Cristiano Ronaldo rikthehet me gol, shënon ndaj Al Fetah

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka shënuar gol në ndeshjen e parë pasi mungoi dy ndeshje si shenjë proteste ndaj drejtuestve të Al Nassr.
Ylli portugez shënoi nga afërsia pas një aksioni të shpejtë për të kaluar Al Nassr në avantazh (17’).
Pas një pasimi të Sadio Mane, Ronaldo nuk gaboi përballë portierit vendas, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Për Ronaldon, ky është goli i 962-të në karrierë derisa vazhdon objektivin për t’u bërë lojtari i parë që shkon në kuotën e 1 mijë golave./Periskopi
