Gucati për rezolutën e Kuvendit për krerët e UÇK-së: Më mirë vonë se kurrë

Gucati për rezolutën e Kuvendit për krerët e UÇK-së: Më mirë vonë se kurrë

Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se nuk ka besuar se do të votohej një rezolutë në Kuvendin e Kosovës për të kërkuar drejtësi për krerët e luftës që po gjykohen në Hagë.

Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka gabuar që nuk e ka votuar rezolutën dhe, sipas tij, kjo do t’i kushtojë nga qytetarët.

“S’kam besuar se do të votohej rezoluta, të jem i sinqertë. Më erdhi mirë, më mirë vonë se kurrë. Kjo është dashur të bëhet para një viti, kur Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, u bëri thirrje qeveritarëve tanë: aman, uluni, bëjeni sa më shpejt për ta dërguar në Këshillin e Evropës. Më vjen keq për LDK-në pse nuk e votoi, sepse ne duhet të jemi të bashkuar dhe të mos kemi përçarje. Unë llogaris që LDK ka gabuar shumë dhe qytetarët do t’i hakmerren. Rezoluta ka efekt të madh, sepse gjithë ato shkelje që kanë ndodhur do të dërgohen në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gucati për Periskopin.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti