Influencerja paralajmëron futbollistët e martuar: Nëse më shkruani, do të ju tregoj grave tuaja

Influencerja paralajmëron futbollistët e martuar: Nëse më shkruani, do të ju tregoj grave tuaja

YesJulz, influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur, ka shkaktuar një tërmet të vogël në botën e NFL menjëherë pas fitores së Seattle Seahawks në Super Bowl LX.

Në një postim në X, ajo iu drejtua lojtarëve të NFL-së me një paralajmërim të ashpër: “Nëse më dërgoni mesazh privat dhe unë shoh foto tuajat dhe shoh që jeni të martuar, do ia dërgoj mesazhet grave tuaja”.

Ky mesazh ngjalli panik dhe reagime të menjëhershme mes lojtarëve të NFL, të cilët duket se morën seriozisht paralajmërimin e YesJulz.

Pasi shkaktoi një valë reagimesh, ajo nuk e ndali humorin dhe në disa orë pas kësaj, ajo postoi një tjetër shaka, duke thënë se të gjitha mesazhet e saj direkte tani fillojnë me specifikimin: “Nuk jam e martuar dhe nuk kam të dashur.”

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti