Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i dyshuari për “Vrasje në tentativë”

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i dyshuari për “Vrasje në tentativë”

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Kosovës, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane, pasi që ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe, sipas autoriteteve, i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.

Ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe për gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga drejtësia./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti